Paulo Fonseca do të debutojë në ndeshjet zyrtare si trajner i Milanit, ditën e nesërme.
Kuqezinjtë do të luajnë kundër Torinos dhe trajneri Fonseca paralajmëroi se skuadra do të luftojë për titullin kampion.
“Ne kemi një grup shumë të fortë me ambicie”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.
“Nuk do ta ndryshoj atë që thashë në konferencën e parë, ne jemi këtu duke luftuar për titullin . Çdo ditë që punoj me këta lojtarë fitoj besim në këtë”, përforcoi ai.
“Ne jemi gati ta nisim kampionatin me besim dhe me ndjenja pozitive. Ne duam ta luajmë këtë ndeshje. Ishte e vështirë të imagjinohej, me vetëm 5 javë, të kisha ndjenja kaq pozitive”, theksoi ai.
/GazetaBlic Sport/


