Lajme

Ndërtimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Kusari Lila: Parcelën e ndava unë sa isha kryetare

08/16/2024 17:13
nga:Sh R

Sot u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë nga Kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deputetja e LVV-je, Mimoza Kusari ka thënë se para dhjetë vitesh, në Komunën e Gjakovës atëherë kur ajo ishte kryetare në atë komunë, kishte ndarë parcelat për ndërtimin e objektit të kësaj gjykate, pranë stacionit policor dhe Drejtorisë së rajonit të sapoformuar të Gjakovës.