Sot do të fillojë sezoni 2024/25 në Premierligën angleze.
Do të jetë skuadra e Manchester Unitedit ajo e cila do ta hapë sezonin e ri.
Në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” do të përballen me Fulham me fillim nga ora 21:00.
Manchester United e nisi faktikisht sezonin më herët me një humbje pas penalltive në “Community Shield” nga rivali lokal, Manchester City.
Ndërsa, me përforcimet e bëra, ekipi i Erik ten Hag do të synojë kreun e tabelës në edicionin e ri.
Ja formacionet e mundshme:
Manchester United: Onana; Dalot, De Ligt, Martinez, Mazraoui; Casemiro, Mainoo; Amad, Fernandes, Rashford; Zirkzee
Fulham: Leno; Castagne, Diop, Bassey, Robinson; Lukic, Reed; Iwobi, Pereira, Smith Rowe; Muniz
/GazetaBlic Sport/


