Sporti

Asnjë stërvitje me Cityn, Guardiola e konfirmon mungesën e Rodrit në duelin ndaj Chelseat

08/16/2024 14:17
nga:E K

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka njoftuar se Rodri nuk do të luajë në ndeshjen e parë të sezonit të Premierligë ndaj Chelseat.

Trajneri spanjoll e konfirmoi mungesën e mesfushorit në konferencën e sotme pë media.

“Ai nuk e ka pasur asnjë seancë stërvitore me ne, nuk është gati”, u shpreh Guardiola.

Rodri luajti me Spanjën në Kampionatin Evropian dhe arriti të fitonte, duke pasuar një pushim pas Euro 2024, teksa pjesa tjetër e ekipit kishte nisur stërvitjet.