Ballkani dhe Drita i zhvillojnë sot ndeshjet kthyese në Conference League.
Të dy skuadrat pësuan humbje në ndeshjet e para të xhiros së tretë kualifikuese të këtij kompeticioni.
Skuadra e Dritës humbi me rezultat 1 me 0 nga Auda në Letoni dhe sonte është e imponuar për fitore.
Ky takim fillon në ora 20:00 dhe luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kurse transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


