Lajme

Numri i të vrarëve në Gaza shkon mbi 40 mijë

08/15/2024 18:07
nga:Sh R

Më shumë se 40 mijë palestinezë janë vrarë si rezultat i aksionit ushtarak izraelit në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit, thotë ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ky numër barazohet me rreth 1.7 për qind të popullsisë 2.3 milionëshe të territorit, një tjetër tregues i kthjellët i kostos njerëzore të luftës, raporton BBC.

Krahas viktimave, analiza e imazheve satelitore sugjeron se gati 60 për qind e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës.