Sporti

Nesër fillon edicioni i ri në Premier League, këto janë ndeshjet e xhiros së parë

08/15/2024 17:02
nga:Mergim Rreci

Pritjes i erdhi fundi, edicioni i ri në Premier League fillon në këtë fundjavë.

Ndeshja e parë e edicionit të ri do të zhvillohet të premten (16 gusht), atje ku Manchester United përballet me Fulham, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim luhet në ‘Old Trafford’ me fillim nga ora 21:00.

Të shtunën, Liverpool do të përballet me Ipswich, kurse Arsenali e pret skuadrën Wolves.

Kryendeshja e kësaj jave do të luhet të dielën, me Chelsean dhe Manchester City që duelojnë në ‘Stamford Bridge’.

Ja orari i plotë:

Edicioni do të përfundojë më 25 maj, 2025.

/GazetaBlic Sport/