Sporti

Kosova pret 100 xhudistë në kampin stërvitor në Pejë

08/15/2024 16:49
nga:Mergim Rreci

100 xhudistë nga 10 shtete do të jenë pjesë e kampit stërvitor në Pejë.

Ky aktivitet i rëndësishëm sportiv do të mbahet nga 18 deri më 25 gusht.

Kjo u bë e ditur nga trajneri i njohur Driton Kuka.

Kuka dha edhe arsyen e këtij organizimi.

“Kamp që do shërbejë për garuesit e rinj perspektiv dhe të rriturit potencial për garat në vazhdim!”, tha Kuka.

Kosova shkëlqeu në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke i ‘rrëmbyer’ dy medalje.

Ishin xhudistet ato që ia sollën vendit tonë të argjendtën dhe të bronztën.

Protagonistet ishin Distria Krasniqi, përkatësisht Laura Fazliu.