Fit&Sexy

Urologu zbulon detaje të rëndësishme mbi Interfilitetin Mashkullor: Shkaktarët dhe Trajtimi

08/25/2024 11:36
nga:N K

Në lidhje me çështjen e infertilitetit mashkullor, simptomat dhe trajtimin është deklaruar urologu Ardit Kryeziu.

Ai për GazetaBlic thekson se ka rritje të vetëdijësimit për problemet e infertilitetit tek gjinia meshkullore.

“Me infertilitet mashkullor kuptojmë atëherë kur, edhe pas një viti marrëdhënie seksuale të pambrojtur nuk arrihet deri tek shtatzania. Infertiliteti është primar kur nuk arrihet deri tek fëmija i parë, dhe sekondarë kur shfaqet pasi që çifti e kanë fëmijën e parë, por shfaqen probleme në lindjen e fëmiut të dytë. Shkaqet e infertilitetit mashkullor janë të shumta, ne i ndajmë në tre grupacione të mëdha: Pretestikulare, Testikulare dhe Posttestikulare”, tha ai.

Sa i përket informimit të kosovarëve në lidhje me infertilitetin mashkullor, urologu Kryeziu potencon se ka ngritje të vetëdijësimit e cila sipas tij nuk është më temë tabu.

“Infertiliteti mashkullor zakonisht është asimptomatik, përveç Varikocela që mund të shfaqet një dhimbje e leht ënë testisin e majtë sidomos gjatë qëndrimit të gjatë në këmbë. Zakonisht, këto probleme shfaqen kur çifti fillon planifikimin familjar. Në shumicën e rasteve infertiliteti mashkullor është shërues. Kohëve të fundit është një ngritje shumë e lartë e vetëdijësimit për problemet e infertilitetit tek meshkujt, edhe çiftet janë shumë bashkëpunuese lidhur me këtë problem shëndetësorë, dmth nuk është më tabu sikurse më herët që vetëm gruaja ka problem me infertilitet, dhe tani meshkujt e pranojnë këtë problematik shëndetësore dhe kërkojnë trajtim, është një sukses i jashtëzakonshëm posaçërisht kur kemi bashkpunim të çiftit me mjekun”, thekson ai.

Ndërkohë urologu tutje tregon problemet të cilat kanë meshkujt me infertilitet.

“Shkaktarët Testikulare, këtu hynë dy shkaktarë më madhor, siç janë: Retencioni i testiseve tek fëmijët, kur testisest nuk janë të zbritur në qeksen skrotakale, por ngecin në kanalet inguinale apo edhe më lart, kjo është problematike tek fëmijët, duhet të intervenohen në mënyrë kirurgjike dhe ato të zbriten në qesken skrotale sa më herët që është e mundur në moshën fëmijore”.

“Shkaku tjetër është Varikocela apo zgjerimi i pleksusit pampiniform të majtë (zgjerimi i venës së testisit të majtë), kryesisht ndodh në testisin e majtë rreth 90 % të rasteve, por mund të ndodh edhe në të dyja anët. Kjo shkakton ulje të numrit të spermatozoideve apo ndikon në lëvizshmërinë e tyre, dhe si e tillë është një problematikë që zgjidhet me intervenim kirurgjik (një intervenim i lehtë kirurgjik dhe pacienti të nesërmen lëshohet në shtëpi). Shkaktarët Posttestikulare janë të shumtë, ku ndër to po përmendim infeksionet e Epididimit (kanali të spermës) tek moshat e reja. Intervenimet e ndryshme kirurgjike, siç është Hernia inguinale (bruhi), intervenime të tjera në pelvik, apo lëndime të ndryshme që dërgojnë deri tek dëmtimi i kanaleve bartëse të spermatozoidëve, apo edhe obstruksioni i lindur dhe rrjedhimisht duke shkaktuar obstruksion të këtyre kanaleve (bllokim), ku ky pacient ka mjaftueshëm spermatozoid, mirëpo rruga është e mbyllur dhe rrjedhimisht në analizën e Spermiogramit del që ka mungesë komplete të spermatozoidëve apo ulje e theksuar e numrin të tyre, rrjedhimisht kjo quhet Azoospermi Obstruktive. Nganjëherë trajtimi kërkon shum durim, gjatë kontrollave, procedurave diagnostike dhe terapeutike”, përfundoi Ardit Kryeziu. /GazetaBlic/