Sporti

Chiesa shihet si pasardhës i Dybalas te Roma

08/15/2024 13:11
nga:E K

Tuttosport pretendon se Roma do ta kthejë vëmendjen te Federico Chiesa nëse kalohet transferimi i Paulo Dybala te skuadra saudite Al Qadisiya.

Chiesa do të largohet nga Juventusi pasi nuk ka rënë në planet e trajnerit të ri të skuadrës, Thiago Motta, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ujqërit” romakë po mendojnë edhe transferimin e ish-sulmuesit të Sassuolo-s dhe Atalanta-s, Jeremy Boga.

Të dielën, Roma viziton Cagliarin për ndeshjen e parë të sezonit 2024-25 në Serie A. Dybala nuk pritet të nisë ndeshjen por mund të vijë nga pankina.

/GazetaBlic Sport.