Lajme

Xani: Mjaftuan disa mjete të blinduara të KFOR-it dhe Qeveria të thotë se për urën po koordinohemi

08/14/2024 23:23
nga:G B

Politologu, Visar Xani ka vlerësuar se qëndrimi i disa automjeteve të blinduara të KFOR-it mbi urën e Ibrit gjatë ditës së mërkurë, ka bërë që kryeministri Kurti dhe zyrtarët tjerë të qeverisë të zbusin deklarimet për hapjen e urës.

Ai vlerësoi se pas kësaj erdhe reagimet se nuk ka datë për hapjen e urës dhe se për këtë do të koordinohen.

“Në momentin e parë që i pamë mjetet e blinduara të KFOR-it mbi urën e Ibrit, patëm reagime të shpejta nga Qeveria se ne s’po e hapim urën endë nuk është caktuar data dhe do të behet kjo në koordinim. Shtrohet pyetja pse deri më sot nuk patë koordinim. Pse u dashtë disa blinda të vijnë të na tregojnë. Ata treguan rrugën që kjo çështje duhet të adresohet në Bruksel dhe të trajtohet atje”, ka thënë Xani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se moszbatimi i planit franko – gjerman po hapë tema të reja.

Të mërkurën vetura të blinduara të KFOR-it por edhe EULEX-it janë parë mbi urën mbi lumin Ibër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se hapja e urës nuk është kundër askujt e më aq më pak ndaj partnerëve. Ai shtoj se për këtë do të ketë koordinim me ndërkombëtarët.

Edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se çdo veprim do të jetë në koordinim me partnerët.