Naim Jakaj, hulumtues i Lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua në lidhje me mosmiratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
Ai tha se edhe sikurse në reagimin e IKD-së, ky mosmiratim i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës paraqet shkelje të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese.
“Në reagimin e IKD-së, të cilin e dërguam për medie, treguam se si mosratimi i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës brenda afatit të përcaktuar sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, paraqet shkelje të këtij aktgjykimi, shpërfillje të kësaj Gjykate, shkelje të Kushtetutës, cenim të të drejtave në shtesë të pagës sipas përvojës së punës të dhjetëra-mijëra shërbyesve civilë në Kosovë, si dhe krijohet një praktikë e dëmshme për promovimine demokracisë”, deklaroi ai.
Tutje, ai tha se ky mosmiratim nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës për ligjin e pagave në sektorin publik është shqetësuese dhe e papranueshme.
“Ky mosveprim i qeverisë dhe i Kuvendit, përkundër që një aktgjykim i tillë i’u është dorëzuar dhe është publikuar në faqen zyrtare të GjK-së, është shqetësuese dhe e papranueshme që prej kalimit të më shumë së gjashtë muaj e 13 ditë që nga shpallja e këtij aktgjykimi, asnjë nga institucionet e lart cekura nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për të përmbushur detyrimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Në vend që të vepronin për t’i adresuar problemet e evidentuara dhe për të përfshirë Projektligjin për Pagat në Programin Legjislativ për vitin 2024, institucionet e Kosovës, kanë shpërfillur kërkesat e GjK-së”, tha ai.
Më tej, ai tha se kjo neglizhencë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës sipas tij përbën shkelje të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Konsiderojmë, se kjo neglizhencë nuk është thjeshtë një çështje mangësisë administrative, por mos veprimi i tillë përbën një shkelje të Kushtetutës dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç ndodhi në vitin 2023 me vonesat në miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Skemat Pensionale dhe me Ligjin për Zyrtarët Publik”, u shpreh ai.
Jakaj tha se kërkojnë nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të nisin procedurat për ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese dhe të përfshijnë të gjitha palët e interesit.
“Si pasojë e mos miratimit të ndryshimeve në ligjin për pagat, mijëra shërbyesve civilë nuk e marrin mbi 50% të shtesës në pagë për përvojën e punës, rrjeshimisht mosmiratimi i ndryshimeve në këtë ligj sipas kërkesës së GjK-së, ka ndikim të thellë dhe të gjerë në jetën sociale dhe ekonomike të shërbyesve civil, pasi që vendosja e kritereve të reja jokushtetuese tek shtesat mbi përvojën, ka renduar jetesën e tyre. Mos inicimi i ligjit ka pasoja të drejtpërdrejta në mirëqenien dhe stabilitetin social të mijëra familjeve që mbështeten në këto paga për të siguruar nevojat e përditshme dhe për të kontribuar nëzhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve të tyre”, theksoi ai.
“Kërkojmë nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, që në afat sa më të shpejtë dhe me urgjencë të nisin procedurat për ndryshimet e kërkuara nga GjK, të përfshijnë të gjitha palët e interesit, në veçanti Sindikatën e Shërbyesve Civil, shoqërinë civile dhe akterët e tjerë të interesuar në mënyrë që ligji i ardhshëm të jetë në pajtim me kërkesat e precizuara në vendimin e GjykatësKushtetuese”, përfundoi Naim Jakaj nga IKD-ja.
/GazetaBlic/