Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se fermerët që shkaktojnë zjarr të qëllimshëm në parcelat e punueshme do të përjashtohen për tre vjet nga subvencionimi i granteve.
“Dua të përsëris njërin prej apeleve që e kam dhënë edhe më shumë e që është prezenca e zjarreve që po dëmtojnë pyjet e Kosovës në disa zona. Dua të përcjell mesazhin tek kategoria e fermerëve dhe me atë që merret me aspektin e zjarreve. Kushdo që shkakton zjarrvenie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme për tre vjetët e ardhshëm në aspektin e subvencionimit të granteve”.
“Jemi në koordinim me ministrinë përkatëse, dhe me inspektorët e mjedisit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme”.