Sporti

AC Milan e fiton trofeun ‘Silvio Berlusconi’

08/13/2024 23:25
nga:Mergim Rreci

AC Milan e fitoi sonte trofeun Silvo Berlusconi, duke triumfuar me rezultat 3 me 1 ndaj Monzas.

Goli i parë erdhi nga Alexis Saelemaekers, përpara se Daniel Maldini të barazonte përpara pushimit.

Në pjesën e dytë dy zëvendësues vulosën fitoren për Milanin, me Luka Jovic që shënoi jo shumë kohë pasi hyri në lojë dhe Tijjani Reijnders që shënoi me një gjuajtje nga distanca e largët.

/GazetaBlic Sport/