Sporti

Szczesny largohet nga Juventus

08/13/2024 19:37
nga:Mergim Rreci

Szczesny po largohet nga Juventusi dhe tashmë ka përpunuar të gjitha detajet për zgjidhjen e kontratës.

Sipas Gazzetta dello Sport , tashmë ka një marrëveshje mes Zonjës së Vjetër dhe portierit polak për t’u ndarë pas shtatë sezonesh, me lojtarin që pritet të marrë kompensim pak më të ulët se vlera e pagës që do të merrte në karrierën e tij.

Tani që do të jetë i lirë në merkato, gazeta italiane thekson se lojtari ka marrë tashmë oferta nga Monza , Arabia Saudite dhe MLS për të vazhduar karrierën.

/GazetaBlic Sport/