Sporti

Vendim befasues, trajneri i Lille e lë përsëri Zhegrovën në bankën rezervë

08/13/2024 17:54
nga:Mergim Rreci

Lille i Edon Zhegrovës e zhvillon sonte ndeshjen kthyese ndaj Fenrbahces në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi kosovar ishte vendimtar në ndeshjen e parë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me golin e realizuar në fundin e ndeshjes.

Fenerbahce do të synojë përmbysjen e madhe prej 2 me 1, duke u bazuar edhe tek fakti se do të luajë para një tifozerie të ‘zjarrtë’.

Çuditërisht, trajneri i Lille nuk e ka përzgjedhur përsëri Edon Zhegrovën në mesin e titullarëve tek skuadra e tij.

Formacionet zyrtare të ndeshjes:

Fenerbahce: Livakovic, Mert, Çağlar, Djiku, Oosterwolde, İsmail, Mert Hakan, Szymanski, Maximin, Tadic, Dzeko

Lille: Chevalier, Diakite, Meunier, Alexsandro, Gudmundsson, Tiago Santos, Gomes, Andre, Cabella, David, Haraldsson

/GazetaBlic Sport/