Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për masat e reja të paralajmëruara nga Bashkimi Evropian, nëse situata nuk ndryshon.
Haziri në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, mund të zgjerohen masat dhe efektet e ngrirjes së fondeve financiare nga institucionet financiare europiane, që nënkupton efekte kolektive.
“Dështimi në largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës me efekt 270 milionë euro, do të thotë edhe ndalim në takime e ftesa për Qeverinë dhe eksponentët e VV-së”, tha Haziri.
“Dështimi në mos-anëtarësimin e Kosovës dhe kushtëzimi i ri për de-esakalim dhe formim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mund të zgjerohet me masat dhe efektet e ngrirjes së fondeve financiare nga institucionet financiare europiane, që nënkupton efekte kolektive”, shton tutje.
Sipas Hazirit, FSK është me “imunutet” fal SHBA-së, por thotë se, sektorët tjerë dhe individet/funksionarët rrezikojnë të përfshihen në këto masa.
“Masat, edhe ashtu po i vuajnë Komunat, ndërsa zgjerimi i tyre e rrit efektin negativ dhe Kosova, përveç sektori i sigurisë, ku FSK është me “imunutet” fal SHBA-së, sektorët tjerë dhe individet/funksionarët rrezikojnë të përfshihen në këto masa”, tha Haziri.
“Kosova vazhdon të izolohet si presion ndaj funksionarëve dhe perspektiva e vendit drejt BE-së dhe NATO- s, përfundimisht stagnon”, shton tutje ai.


