Lajme

Vespa Fanatics Prishtina, organizon festivalin “Vespa Festival Prishtina”

08/12/2024 12:06
nga:Genita C

Klubi Vespa Fanatics Prishtina ka kënaqësinë të ju njoftojë për organizimin e një Eventi të veçantë për të apasionuarit e skuterëve Vespa.

Eventi Vespa Festival Prishtina do të mbahet më 31 Gusht dhe 1 Shtator në sheshin Xhorxh Bush në qytetin e Prishtinës me përkrahje të Kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe Drejtorisë së Kulturës të Komunës së Prishtinës.

Ky event synon të sjellë së bashku entuziastët e Vespave nga e gjithë Kosova, rajoni dhe më gjerë, duke promovuar kulturën dhe komunitetin Vespa në vendin tonë.

Detajet tjera mund t’i lexoni më poshtë: