Një transfer befasues po “gatuhet” në Kroaci. Ivan Perisic pritet të lë Hajdukun vetëm pak javë pas ardhjes në futbollin kroat. Perisic thuhet se është thirrur nga Hansi Flicku, trajneri i ri i katalanasve.
Flicku i njeh mirë cilësitë e kroatit, ngase ka punuar me të te Bayern Muncheni. Trajneri gjerman është në kërkim të një opsioni “backup” te Barça.
Perisic nuk po gjen vend aktualisht në skuadrën e Gatussos dhe është i pakënaqur me situatën.
Rasti Perisic e tronditi Poljudin dhe Nikola Kaliniqin drejtorin që e solli te Hajduku.
Gattuso, duke folur për Perisicin, ndër të tjera tha se do ta shohë se çfarë do të vendosë lojtari, nëse do të qëndrojë në Hajduk apo jo.


