Sporti

Enzo Maresca: Mezi pres të punojë me Pedro Neton, nuk e njoh akoma mirë ekipin tim

08/12/2024 09:08
nga:E K

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca është “shumë i emocionuar” për kalimin e Pedro Neto në Chelsea, me klubin që konfirmoi marrëveshjen prej 51 milionë funte të dielën.

Neto nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare pasi u largua nga Wolverhampton. Anësori 24-vjeçar bëhet nënshkrimi i dhjetë i klubit në verë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i emocionuar, ai ka shumë për të ofruar. Ai mund të luajë në të djathtë, ai mund të luajë në të majtë, ai është shumë i mirë një me një. Ai është një tjetër opsion që kemi sepse do të ketë shumë e shumë ndeshje në sezon, që të na duhet një skuadër e madhe”, tha Maresca pas barazimit me Interin.

“Ende nuk e njoh ekipin tim. Para-sezoni ishte shumë i vështirë, intensiv, shumë lojëra shkonin nga një qytet në tjetrin. Tani më në fund fillojmë një javë normale. Nesër pushojmë dhe pastaj fillojmë të përgatitemi për lojën”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/