Lajme

Nis ceremonia e varrimit të Faton Hajrizit

08/11/2024 14:43
nga:Genita C

Ka nisur ceremonia e varrimit të Faton Hajrizit, në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Skenderajit.

Vlen të theksohet se trupi i pajetë i Faton Hajrizit është dorëzuar në orët e hershme të mëngjesit të së premtës, i cili është vrarë para disa ditësh në Serbi.

Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë ranë në sy shumë flamuj kombëtarë. Disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria ka emër” në bluzat e tyre.

Musliu: Jeta e Faton Hajrizit do të mbetet një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë