Lajme

Shëndeti mendor dhe trajtimi i pamjaftueshëm/ Sociologia Ymeri flet për sfidat

08/12/2024 16:42
nga:N K

Në ditët e sotme, mendësia është shpesh një problem që ndikon thellësisht në jetën e individëve dhe të shoqërisë. Ndërsa, dinamika e jetës moderne e bën gjithnjë e më të vështirë menaxhimin e stresit dhe problemeve emocionale, është e qartë se shëndeti mendor është nën presion të madh.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua sociologia, Flaka Ymeri. Ajo tha se ende në kohët e sotme nuk mendohet mjaftueshëm shëndeti mendor, dhe se ende njerëzit nuk kanë njohuri të bollshme.

“Në ditët e sotme shëndeti mendor nuk mendohet mjaftueshëm, duke pasur parasysh në dinamikën të cilën jetojmë sigurisht që edhe shëndeti mendor rëndohet, por vetëdija është ngritur tek vet qytetarët që kujdesen për shëndetin mendor tek profesionistët, por ende një pjesë e konsiderueshme nuk kanë njohuri për shëndetin mendor”, deklaroi ajo.

Sipasj saj, faktorët që ndikojnë në mendësinë e njeriut janë nga më të ndryshmit, duke filluar nga ai si më kryesori sipas saj, faktori njeri.

“Ndër faktorët kryesorë janë faktori njeri duke treguar mos qasje të duhur në raport me të tjerët, duke u treguar egoistë, pastaj janë faktorët soci-ekonomik, dinamika të cilën përballemi duke mos pasur konsideratë për dëmtimin e shëndetit mendor, e pastaj përballemi me faktorë të tjerë, ai familjar, divorcet, keqtrajtimet, mos përmbushja në rrethin të cilin veprojmë”, tha ajo.

Sociologët tregojnë arsyet e shkurorëzimeve – FrontOnline

Ymeri përmend dhe gjendjen emociale dhe ndikimin e saj në aspektin e mendësisë së njeriut.

“Gjendja emicionale sigurisht që ndikon në shëndetin mendor, nëse ne jemi të ngarkuar dhe të rënduar me gjendjen emocionale, në Kosovë fatkeqësisht nuk ka mundësi për të marrë trajtim të rehabilitimit në aspektin e shëndetit mendor pasi është i kushtueshëm, një pjesë tjetër edhe nuk kanë njohuri se mund të trajtohen në këtë aspekt sepse problemet e shëndetit mendor mundohen t’i trajtojnë si bestytni”, përfundoi sociologia Flaka Ymeri.

/GazetaBlic/