Lajme

Vidhet një xhami në Ferizaj, hajnat marrin 90 euro dhe DVR-në e kamerave

08/10/2024 09:16
nga:Sh R

Imami i një xhamie në Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës për një vjedhje të rëndë.

Ai ka raportuar në Polici se hajnat kanë hyrë me forcë në xhami dhe kanë vjedhur 90 euro nga arka dhe DVR-në e kamerave të sigurisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Njoftimi:

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Hamëz Jashari, Ferizaj 09.08.2024. Ankuesi mashkull kosovar imam i xhamisë ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda xhamisë dhe nga aty kanë arrit të marrin arkën me para rreth 90 euro si dhe DVR-në e kamerave. Rasti në hetime.