Tik – Tok-u është padyshim njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën ku përjashtim nuk bën as Kosova, përpos efekteve pozitive në këtë rrjet social, nuk janë të rralla edhe rastet negative, përfshirë këtu krijimet e shumë përleshjeve të shkaktuara nga “Tiktok”.
Në lidhje me këtë çështje është pronocuar njohësi i sigurisë kibernetike, Tanzer Abazi, i cili ka treguar për ndikimin e rrjetit social Tiktok në Kosovë në raport me rreziqet dhe kontrollimin e moshës nga ky rrjet social.
“ Është keq të ndëgjohet për një incident tragjik që ka ndodhur dhe ku kanal komunikimi mund të jetë TikTok. Bllokimi i përgjithshëm i platformave sociale TikTok, Facebook, Instagram nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë. Më efektive do të ishte forcimi i rregullave të sigurisë dhe edukimi i përdoruesve rreth rreziqeve dhe sjelljeve të sigurta në rrjet. Pasi të njëjtat platforma përdoren nga bizneset dhe organizatat për të përquar mesazhe edukative dhe arsimore për target grupin e të rinjëve që janë kryesisht përdorues”, tha ai për GazetaBlic.
Sa i përket informimit të qytetarëve të Kosovës për pasojat negative nga ky rrjet social, Abazi vlerëson se kampanjat vetëdijësuese mund të ndikojnë në parandalimin e mashtrimeve dhe cenueshmërisë së privatësisë.
“ Në përgjithësi, ndërgjegjësimi rreth rreziqeve të rrjeteve sociale është në rritje, çdo ditë ka spam dhe mashtrues apo edhe sisteme automatike që cenojnë privatësinë dhe të dhënat e qytetarëve. Edukimi dhe kampanjat e informimit publik, mund të ndihmojnë shumë në këtë drejtim si nga shoqëria civile si dhe nga institucionet përgjegjëse qeveritare”, thekson njohësi i sigurisë kibernetike”, tha ai.
Ndërkohë për kontrollën e moshës së këtij rrjeti social Tiktok, eksperti i kibernetikës kërkon nga rrjeti social Tiktok të ketë monitorim të moshës, e cila sipas tij është e nevojshme në përmbajtjen e videove të postuara dhe videove live.
“ Duhet të ketë kontroll më të rreptë të moshës për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtje të papërshtatshme. TikTok ka dhe duhet të implementojë sisteme më të avancuara për verifikimin e moshës dhe të monitorojë më mirë përmbajtjen që postohet, veçanërisht videot live”, përfundoi Tanzer Abazi.
/GazetaBlic/
Rreziket e përdorimit të Tiktokut, flet eksperti i rrjeteve sociale Kerolli