Sporti

Ballkani – Larne, përfundon pjesa e parë

08/08/2024 20:49
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ballkani dhe Larne po luajnë pa gola pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Të drejtuarit e Ilir Dajës e dominuan në plotësi pjesën e parë, por që nuk e gjetën dot rrugën e golit.

Në minutën e 22-të, Ballkani bëri një zëvendësim të detyrueshëm, me Gerlab Smajlin që u inkuadrua në ndeshje pas lëndimit që pësoi Gentrit Halili.

/GazetaBlic Sport/