Lajme

Gazetari serb: Albin Kurti ia ndërpreu ëndrrat kriminelëve të Serbisë në veri, hapja e urës është e domosdoshme!

08/08/2024 17:04
nga:Genita C

Gazetari serb, Radomir Dimic thotë se në kohën kur shteti i Kosovës nuk merrej me veriun, u krijuan kushte të jashtëzakonshme për kriminelët serb atje.

Dimic në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, gjendjen e mjerueshme në veri të Kosovës, e ndërpreu ardhja në pushtet e Albin Kurtit, ku sipas tij, ndërpreu rrugët e kriminelëve dhe ëndrrat e tyre se Asociacioni do të krijojë një Republikë Srpska.

“Mendoj që asnjë urë nuk duhet për të qenë simbol i ndarje në mes qytetarëve, të cilët i ka nda lufta, politika e serbisë dhe regjimi i Millosheviçit, i cili është fajtori më i madh për krimet e shqiptarvëe. Mitrovicën e ndanë në dy pjesë, e ndanë shovenistët dhe nacionalistët me ndihmën e autoritetve ndërkombëtare, pa lidhjen e Kosovës, u krijuan kushte të jashtëzakonshme për kriminelet, krimet dhe kaosin. Policia e Kosovës nuk ka pasë qasje dhe as ndikim në veri të Mitrovicës”, tha Dimic.

“Këtë gjendje e ndërpreu Qeveria e Albin Kurtit, duke përjashtuar nga Kosova institucionet e shtetit të Serbisë. Me këtë u këputën rrugët dhe bizneset e krimineleve dhe shumë krime që kanë qenë edhe më përpara. Qytetarët e veriut kanë qenë si “kali trajan” i Beogradit, i cili u paraqitke si mbrojtës i interesave të tyre, në çdo aspekt. Për këtë arsye i kanë besuar Aleksandër Vuçiqit dhe propagandës se me Asociacion do të fitojnë Republikë Srbska, madje edhe kanë besuar që do të kthehet ushtria e Serbisë. Me këto iluzione kanë jetuar qytetarët e veriut, duke menduar se pa paguar rrymën e ujin, do të vazhdojnë edhe shumë vite”, shton ai.

Vendimi për hapjen e urës së Ibrit, Dimic e sheh si shtrirje të sovranitetit.

“Tani është një situatë ndryshe. Realiteti është që në veriun e Kosovës kanë filluar të hynë në fuqi lidhjet e Kosovës, me të cilat hupen iluzionet dhe ëndrrat e mëdha që kanë pasë serbët atje, të krijuara nga propaganda dhe manipulimet e Beogradit.Hapja e urës së Ibrit, është rrumbullaksimi i sovranitetit të shtetit të Kosovës, poashtu është përpjekje e Qeverisë Kurti për t’i integruar qytetarët dhe të bëj një interkomunikim në interesin e qytetarëve. Unë jam i bindur që nuk është në interes të Kosovës, me provoku luftë dhe kaos, siç po thotë Beogradi”, tha Dimic.

Sipas Dimic, hapja e kësaj ure nuk është kundër qytetarëve serb, teksa shton se Qeveria e Kosovës e ka menduar gjerë e gjatë këtë proces, në mënyrë që mos t’i shkaktojë dëme askujt.

“Hapja e urës nuk është kundër qytetarëve serb, por rrugë e domosdoshme për normalizimin e marrëdhënieve ndëretnike. Sot ose nesër, ura e pajtimit dhe paqes do të jetë e hapur, jam i bindur se po bëhet për të mirën e qytetarëve”

“Besoj që Qeveria e Kosovës nuk bën hapa të gabueshëm. Hapjen e urës po e mendon pa u ngut, me durim dhe me qetësi, në mënyrë që mos t’i bëj pasoja shtetit të vet”, tha Dimic për GazetaBlic.

Paralajmërimi për masa të reja, reagojnë nga VV’ja: Nëse BE-ja ka vendosur të del kundër vlerave të saj, është për keqardhje