Bashkimi Evropian ka paralajmëruar masa të reja ndaj Kosovës, për shkak të zhvillimeve në veri, mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.
Kështu bëri të ditur sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, gjatë një konference për media.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se BE me standarde të dyfishta po pengon hapjen e urës së Ibrit, e cila siguron lëvizjen e lirë.
“Bashkimi Evropian është krijuar për hapjen e kufijve dhe urave. Tash me standarde të dyfishta reagojnë për ta penguar hapjen e lumit Ibrit, duke penguar lëvizjen e lirë. Mbyllja e degëve të postes ilegale dhe hapja e urës është obligim ligjor”, u shpreh ai.
Sipas deputetit, çdo hap i BE-së me ndonjë masë është i padrejtë për shtetin dhe popullin e Kosovës.
“Hapja e urës mbi lumin Ibër është një çështje me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo urë simbolizon lidhjen dhe bashkëpunimin mes komuniteteve të veriut dhe jugut të Mitrovicës. Andaj, çdo hap i BE-së me ndonjë masë është i padrejtë për shtetin dhe popullin e Kosovës. Kosova është shtet dhe brenda territorit të vet operon sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës”, deklaroi deputeti Bajqinovci./Gazeta Blic/
Hapja e urës së Ibrit/ SHBA e shqetësuar, BE paralajmëron masa – Heshtin PDK e LDK
Zhvillimet në veri, BE-ja paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës