Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një postim në Facebook ka publikuar një citat të zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller i cili tha se janë të shqetësuar me veprimet e fundit “të pakoordinuara” të lidershipit të Kosovës.
Tutje në deklaratën e Miller thuhet se Kosova po i vë në rrëzik që ShBA-ja e ka ndihmuar t’i krijojë.
Poashtu, në citatin e publikuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, thuhet se ShBA-ja inkurajon Qeverinë e Kosovës që të kthehet në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë.
“Jemi të shqetësuar nga vazhdimi i vendimeve të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës. Ne besojmë se ata i vënë në rrezik mundësitë që ne e kemi ndihmuar Kosovën t’i krijojë. Nëse shikoni historinë që nga pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqishëm integrimin e tyre të plotë në bashkësinë ndërkombëtare si një demokraci sovrane multietnike, por për të realizuar këtë vizion, që është një vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me liderët e njëpasnjëshëm politikë të Kosovës për masat që rrisin paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në këtë rrugë euroatlantike për të cilën ju keni rënë dakord”.
“Dhe kështu ajo që ne do të inkurajonim Qeverinë e Kosovës që të kthehet në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-në, me NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës. Dhe ne ia kemi bërë të qartë – siç po e bëj të qartë publikisht, ne ia kemi bërë të qartë këtë privatisht edhe qeverisë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të DASH-it.