Gazetari Valon Syla ka reaguar pas lajmeve te rreme që po qarkullojnë sot nëpër Facebook cak i të cilave ishte edhe ai.
Syla akuzon partinë në pushtet se dha urdhërin për këto sulme ndaj tij, ai ju drejtohet duke thënë të punojnë dhe ti lënë propagandat, ndërsa thotë se janë duke humbur.
“Sulmet e faqeve fallc që vinë me urdhëra me gjasë të pushtetit të VV nuk po ndalen. Isha në pushim dhe spo e di se çka paska ndodhur, por nga mëngjesi po me kontaktojnë monitoret e mediave dhe Facebook dhe shoqata e gazetarëve për të më alarmuar. Punoni naj send pernime e lene propagandën se po dihet ashiqare se jeni në deshprim dhe agoni. Ju jeni duke humbur, çdo ditë. Papaka të ligë e të paaftë.” – ka shkruar Syla në Facebook.