Lajme

E goditi me bastun shoku i dhomës, vdes 82-vjeçari në një shtëpi për të moshuarit në Tiranë

08/08/2024 09:25
nga:G B

Një ngjarje e rëndë ka nodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në një shtëpi private për të moshuarit në Tiranë.

Dyshohet se një i moshuar e ka goditur mëngjesin e sotëm disa herë me bastun hekuri, shokun e tij të dhomës.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë Z. Sh., 78 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Për pasojë, V. V., 82 vjeç, ka humbur jetën, raporton A2CNN.