Lajme

I plagosuri në Lipjan është 15 vjeç, Emergjenca: Është në gjendje stabile, u transferua në Klinikën e Kirurgjisë Torakale

08/07/2024 16:09
nga:Genita C

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë sot në Zllakuqan të Lipjanit, derisa dy persona janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

Personi i plagosur është dërguar në Emergjencë.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla  se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja e tij është stabile. Është trajtuar në Emergjencë ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe e kemi transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla.