Lajme

Komuna Skenderajt e shpërblen 12-vjeçarin që e dorëzoi në polici portofolin me 2500 euro

08/07/2024 12:40
nga:Sh R

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim vogëlushin i cili e dorëzoi në polici një shumë të humbura parash, rreth 2,500 euro.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, e ka falënderuar vogëlushin për aktin e tij , duke e shpërblyer me mbulimin e shpenzimeve për vitin e ri shkollor.

“Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025.Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti! Të lumtë”, ka shkruar ai.