Lajme

Arrestohet një mashkull e një femër në Prishtinë, në veturë i gjendet kokainë

08/07/2024 10:20
nga:Sh R

Policia në Prishtinë ka arrestuar një mashkull dhe një femër, pasi raportohet se gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.