Lajme

Gaxherri ‘shpërthen’ ndaj Kurtit: Ka gjuhë shpifëse, mashtruese e denigruese

08/06/2024 19:31
nga:G C

Besa Gaxherri nga LDK-ja thotë se gjuha e kryeministrit Kurti është shpifëse dhe mashtruese.

Gaxherri në një prononcim për GazetaBlic thekson se, ai me deklaratat e tij mund ta mashtrojë vetëm “gjematin e tij”.

Madje sipas saj, situata politike në vend, tani është shumë më keq se para 10 viteve.

“Si zakonisht, Kurti me gjuhën e tij shumë populiste, shpifëse, mashtruese e denigruese me të cilën mund të vazhdojë t’i mashtrojë vetëm gjematin e tij, siç i quan ai “analfabetët funksional”. Tanimë, ne jemi të gjithë dëshmitarë se situata politike, diplomatike, ekononmike e sociale, është shumë më keq se para 10 viteve”, tha Gaxherri.

Gaxherri përmendi edhe çmimet e larta me të cilat po ballfaqohet, fajtori sipas saj është Kurti, teksa shtoi se korrupsion më të thellë se tani, Kosova s’ka pasë asnjëherë.

“Me çmime të larta, me paga të njëjta. Kurti nuk e liroi energjinë elektrike, siç premtoi, e shtrenjëtoi 100%, të gjitha produktet në Kosovë janë shtrenjëtuar e pagat nuk janë rritur”.

“Kemi korrupsion të thellë, si asnjëherë më parë. Në skandalet e korrupsionit në energji, të përfshirë drejtëpërdrejtë zyrtarët e lartë të VV’së, si ambasadori Berishaj e kryeshefi i KEK-ut, Krasniqi, skandali korruptiv i rezervave shtetërore, i blerjes së librave, skandali korruptiv në ministrinë e Insfrastrukturës, qindra tenderë njëburimorë që afektojnë qindra miliona korrupsion”, tha Gaxherri.

“Pa dije e fuqi, për të investuar në projekte kapitale, buxheti i shtetit është devalvuar për qindra milionë euro”.

Sipas Gaxherrit, Kurti është edhe fajtor për raportet me ndërkombëtarët dhe masat ndëshkuese që po i vuan vendi.

“Kurti, përveç aferave korruptive dhe paaftësisë për të qeverisur e për të siguruar mirëqenie, arsim cilësor, shëndetësi e siguri kombëtare, ka arritë që Kosovën ta fus nën sanksione të institucioneve ndërkombëtare dhe t’i acarojë raportet me të gjithë aleatët e Kosovës, duke humbur besimin tek ta”, tha Gaxherri.

“Kosova ka regres të paimagjinuar në qeverisjen e Kurtit. Prandaj, ai nuk mund të flasë për projektet e tij konkretet, e për sukseset e Kosovë për 4 vjet në pushtet, sepse nuk ka, e vetmja rrugë që ka, është të merret me opozitën e qeveritë e kaluara”, tha Gaxherri për GazetaBlic.

Daniel Serwer: Autoriteti për urën e Ibrit i takon Prishtinës

Bajrami: Me Albin Kurtin kryeministër, paratë e qytetarëve u transferuan në buxhet të shtetit, pastaj tek familjarët e dostat e tij

Humolli: Është koha që VV’ja ta kuptojë se ata të cilë kanë bërë gabime dje, sot janë në opozitë