Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se tani është koha që kryeministri Kurti dhe partia e tij t’i ofrojë qytetarëve rezultate.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic ka kritikuar kryeministrin për deklaratat rreth ish-qeveritarëve.
Madje sipas Humollit, VV’ja ende nuk e ka të qartë që ata që kanë bërë gabime, sot janë në opozitë.
“Populli ka një fjalë që thotë: Ai që i kesh të tjerët, i veshë vet. Tani duhet me iu ofru qytetarëve rezultate”, tha Humolli.
“A është mbajt fjala për ato që iu kemi ofru zgjidhje për përparim të vendit. Kam përshtypjen që ende nuk po kuptohet se ata që kanë bërë gabime dje, sot janë në opozitë”, shtoi ai.
Daniel Serwer: Autoriteti për urën e Ibrit i takon Prishtinës