Sporti

Joshua Kimmich refuzon transferimin tek skuadra e njohur evropiane

08/06/2024 17:36
nga:Mergim Rreci

Joshua Kimmich ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain.

PSG ka informuar FC Bayern për interesin e tyre konkret për ta nënshkruar atë, por Kimmich ka refuzuar një gjë të tillë, sipas gazetarit Florian Plettenberg.

Bisedimet e para pozitive për një kontratë të re përtej 2025 kanë filluar tani. Bayerni duhet të gjejë një zgjidhje pasi nuk do ta humbasë atë falas vitin e ardhshëm.

Një zgjatje e kontratës me zbritje rroge tashmë është e imagjinueshme për të dyja palët. Megjithatë, nuk do të vendoset në afat të shkurtër.

/GazetaBlic Sport/