Sporti

Aktivistët e klimës pushtojnë dhe vandalizojnë shtëpinë e Messit

08/06/2024 16:26
nga:Mergim Rreci

Grupi aktivist mjedisor, Futuro Vegetal, filmoi veten duke vandalizuar shtëpinë e Lionel Messit në Ibiza.

Gjatë aksionit, të përfshirët, të cilët hynë në pallat, lyen muret e shtëpisë kuqezi dhe vendosën një pankartë me mesazhin: «Ndihmoni planetin. Hani të pasurit. Hiqni qafe policinë.”

Gjithashtu grupi bëri thirrje për publikimin e aktit në rrjetet sociale, përmes videove dhe fotove, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ne pikturuam rezidencën ilegale të Messit në Ibiza. Rezidenca është një ndërtim pa leje që futbollisti e ka blerë për çmimin e tepruar prej 11 milionë euro”, kanë shkruar ata në një postim në rrjetin social X.