Sporti

Mbrëmja e Edon Zhegrovës, sulmuesi kosovar kërkon suksesin në Ligën e Kampionëve

08/06/2024 16:04
nga:Mergim Rreci

Lille i Edon Zhegrovës rikthehet në ndeshjet zyrtare për edicionin e ri.

Skuadra franceze do të luajë sonte në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, atje ku do të përballet me Fenerbahcen e Jose Mourinhos, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje vlen për raundin e tretë kualifikues, me sulmuesin kosovar që pritet të luajë nga minuta e parë.

Ja formacionet e mundshme: 

Lille : Chevalier – Tiago Santos, Diakite, Alexsandro, Gudmundsson – Andre, Gomes – Zhegrova, Haraldsson, Cabella – David.

Fenerbahce : Livakovic – Osayi-Samuel, Söyüncü, Djiku, Oosterwolde – Yüksek, Szymanski, Krunic – Tadic, Dzeko, Kadioglu.

/GazetaBlic Sport/