Lajme

Deputetja e AAK-së: Liburn Aliu e paska ‘’rehatuar’’ gruan e tij në punë të shtetit – me çfarë fytyre doni me ia mësy zgjedhjeve

08/06/2024 11:25
nga:G B

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se ministri Liburn Aliu e ka punësuar gruan e tij si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV po e dëshmon se luftimi kundër nepotizmit është veç fasadë.

Ajo ka pyetur se me çfarë vetëbesimi duan t’ia mësyejnë zgjedhjeve të ardhshme.

Postimi i saj i plotë:

Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan e tij në punë të shtetit, si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë. Mirë boll, të paktën po na e dëshmoni çdo ditë se luftimi kundër nepotizmit ka qenë veç fasadë, ashtu si për shumëçka tjetër, vetëm e vetëm për të ardh në pushtet.

Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim? Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni.