Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i mbushur me sfida dhe joefikasitet në zbatimin e asaj që është rënë dakord.
Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, pret që nga janari, pas zgjedhjeve në SHBA dhe me të dërguarin e ri evropian, duhet të përgatitet një paketë e metodologjisë së re për dialog. Thelbi i të cilit do të jetë efikasiteti.
Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha.
Ai tha se dialogu do të ketë rifreski, duke marrë parasysh edhe rolin që ka ndërmjetësuesi.
“Mendoj qe dialogu natyrisht qe do të ketë një rifreski sidomos duke pasur parasysh rolin që ka ndërmjetësuesi. Kthimi i qasjes balancuese, të paanshme dhe të drejtë duhet të jetë prioritet i secilit ndërmjetësues të ri”, tha deputeti nga LVV-je Agon Batusha për GazetaBlic.
/GazetaBlic/


