Prej disa javësh, Fiorentina ka nisur bisedimet me David De Gea-n për ta bindur që të transferohet në Itali, me portierin spanjoll që prej një viti është pa klub.
Së fundmi nga mediet italiane raportohet se klubi nga Firence e ka kontaktuar sërish 33-vjeçarin në mënyrë që t’i japë një përgjigje përfundimtare.
De Gea ka dhënë “OK”, megjithatë palët ende nuk kanë mbyllur çdo diskutim në lidhje me pagën, çështja e cila me shumë mundësi do të mbyllet në ditët në vijim.


