Lajme

Mbyllet zyrtarisht orari i procesit të votimit në Himarë

08/04/2024 21:39
nga:Gazeta Blic

Orari i procesit të votimit në Himarë, është mbyllur zyrtarisht.

Qytetarët sot janë drejtuar drejt qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Garuesit janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Deri në orën 18:00 pjesëmarrja e votuesve ka qenë 36.38 për qind, raporton Euronews.al.

Ndërkohë që orari zyrtar i votimit ka përfunduar pjesa më e madhe e qendrave të votimit janë mbyllur, dhe po merren konfirmimet për çdo QV.

Rreth orës 19:38 ka nisur edhe transportimi i kutive të votimit drejt KZAZ-ve.