Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar t’i prezantojë projektet që po zhvillohen në komunat që qeverisen nga kjo parti.
Sot, ai ka zgjedhur që ta prezantojë rrugën e re që po ndërtohet në Istog, nga Bjeshkët e Moknës, e cila është e gjatë 19.1 kilometra.
Abdixhiku tha se LDK-ja ka tjetër vizion, atë të zhvillimit dhe mirëqenies.
“Dhe për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet”, tha Abdixhiku.
Komuna e Istogut, udhëhiqet nga Ilir Ferati, i Lidhjes Demokratike.