Lajme

Bajqinovci: Opozita që 20 vite s’guxoi ta hapë urën e Ibrit, tani s’ka guxim ta përkrahë hapjen e saj

08/04/2024 11:35
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se LDK ende s’ka bërë asnjë koment për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur nëse LDK është pro hapjes apo nuk e shohin të rëndësishme.

Deputeti ka shtuar se opozita s’ka pasur guxim ta hapë urën për 20 vjet e tani ka frikë ta përkrahë hapjen e saj.

Postimi i tij i plotë:

“Rruga e re” ende nuk kanë bërë asnjë koment për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë. A janë ata dakord me hapjen e urës apo thjesht nuk e shohin këtë si një çështje të rëndësishme? Mungesa e reagimit tregon mungesë fokusimi në çështjet kyçe si ajo e lëvizjes së lirë.
Opozita nuk ka pasur guximin të hapë urën e Ibrit për 20 vjet rresht, por edhe sot nuk e kanë guximin t’a përkrahin hapjen e saj.