Lajme

Klinë: Vetura e kombibusi aksidentohen dhe përfshihen në flakë – dyshohet se një person mbeti brenda

08/03/2024 21:05
nga:Sh R

Një aksident trafiku në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilët janë përfshirë nga flakët.

Lajmin për GazetaBlic ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, tha Gashi për GazetaBlic.

Gashi tha se po presin informacione nga vendi i ngjarjes për të ditur më shumë në lidhje me personin që dyshohet të ketë mbetur brenda.