Sporti

Zyrtare: Atletico Madrid siguron shërbimet e Alexander Sorloth

08/03/2024 19:52
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Alexander Sorloth në klub.

Sulmuesi norvegjez u transferua nga Villarreali dhe nënshkroi kontratë me madrilenët deri në vitin 2028, në një marrëveshje që sipas shtypit spanjoll u mbyll për 32 milionë euro, plus tetë milionë që mund të paguhen në bazë të golave, transmeton GazetaBlic Sport.

Sorloth vjen nga një sezon në të cilin ai shënoi 26 gola në 41 ndeshje në Villarreal, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, menjëherë pas Dovbyk.

Atlético përfundoi duke nënshkruar Sortloth për një çmim që nuk do të mjaftonte për të bërë të njëjtën gjë me Gyokeres, i cili, te Sporting , ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/