Lajme

Dreshaj për hapjen e ‘Urës së Ibrit’- Konfrontim i radhës i Qeverisë me ndërkombëtarët për qëllime elektorale!

08/03/2024 14:20
nga:Y I

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së ‘Urës së Ibrit’ dhe mos-dakoordimet e Qeverisë me ndërkombëtarët për këtë temë.

Dreshaj tha për “Gazeta Blic” se ky është një konfrontim i radhës i Qeverisë me ndërkombëtarët i cili bëhet për qëllime populiste dhe elektorale.

“Ky është edhe një konfrontim i radhës i qeverisë me ndërkombëtarët dhe behet vetem për qëllime elektorale dhe populiste” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”.

Gjatë ditës së djeshme ambasadorët e shteteve të QUINT-it ishin në takim me kryeministrin ku u deklaruan kundër hapjes së ‘Urës së Ibrit’.

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, theksoi Hovenier raporton Gazeta Blic.

Ndërsa në komunikatën e lëshuar për media nga Qeveria, pas takimit, u tha se hapja e Urës së Ibrit duhet të ndodhë dhe se diçka e tillë nuk është kundër askujt.

“Siç thuhet në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e urës, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se “riviitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi” u tha në njoftimin e Qeverisë.

/Gazeta Blic/

Haxhiu: Duhet të mundësohet lëvizja e automjeteve në ‘Urën e Ibrit’, kundërshtimi i ndërkombëtarëve mospajtim me politikat e Kurtit

Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk janë kundër hapjes së ‘Urës së Ibrit’, janë kundër çasjes së Kurtit!

Ndërkombëtarët i thonë ‘STOP’ Kurtit për Urën e Ibrit!