Lajme

Hovenier: Nuk e përkrahim asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit

08/02/2024 10:02
nga:Y I

Shtetet e Quint-it, në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahim asnjë ndërrim të statusit të Urës se Ibrit.

Kështu deklaroi ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, pas takimit që ambasadorët e Quintit mbajtën me kryeministrin Albin Kurti.

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, theksoi Hovenier.

Ambasadorët e Quint-it në takim me kryeministrin