Sporti

Edhe Malta më lartë se Shqipëria, të gjitha klubet shqiptare u eliminuan nga garat e UEFA-s

08/02/2024 08:27
nga:E K

Skuadrat shqiptare e kanë mbyllur shumë herët aventurën në garat e UEFA-s, duke nisur nga kampioni Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe deri te Tirana.

Katër skuadrat që morën pjesë në parakualifikime në garat e UEFA-s janë eliminuar.

Duke lënë kështu futbollin shqiptar më poshtë se ai i Maltës dhe Lituanisë.

Deri tani Shqipëria mblodhi 1250 pikë dhe gjendet në pozitën e 43-të në ranglistën e UEFA-s.