Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kualifikuese të skuadrave shqiptare në Conference League.
Egnatia është në disavantazh prej 0 me 1 ndaj Vikingur, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati i përgjithshëm momental nga të dy ndeshjet është 1 me 1, me skuadrën shqiptare që duhet vetëm të mos e humb ndeshjen për të kaluar tutje.
Në ndeshjen tjetër, Partizani po luan pa gola ndaj Iberia 1999, 0 me 0.
Nënkampioni i Shqipërisë e ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 2 me 0 dhe duhet të reagojë më patjetër në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


